Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini takon ambasadorin e SHBA-ve Philip Kosnett

2019/02/11 - 3:57

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës Philip Kosnett.

Kryetari Gjini dhe ambasadori Kosnett kanë biseduar për mundësitë e zhvillimit ekonomik dhe social në Gjakovë si dhe për të ardhmen e Kosovës.

Me këtë rast, kryetari Gjini ka thënë se kurrë nuk është tepër te thuhet se populli i Kosoves është i bekuar të ketë një mik si Shtetet e Bashkuara te Amerikës.