Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini takon kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici

2020/06/30 - 12:52

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Ndër të tjera, në veçanti, ata kanë diskutuar rreth realizimit të projektit për ujë të pastër, i cili përfshin rregullimin e infrastrukturës së lumit Llukac në Gjakovë dhe ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Kukës.

Kryetari Gjini ka falënderuar Kryetarin Gjici me bashkëpunëtorët e tij për vizitën dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. “Gjakova dhe Kukësi kanë lidhje shekullore dhe vëllazërore. U takuam që të bëjmë një rikapitulim të projektit tonë të përbashkët. Bashkëpunimi jonë do të vazhdojë edhe më tutje edhe në fusha të tjera” u shpreh ndër të tjera Kryetari i Komunës tonë.

Ky projekt implementohet në kuadër të Programit Ndërkufitar IPA II Shqipëri dhe Kosovë me partneritet në mes të Komunës së Gjakovës, Bashkisë së Kukësit, OJQ-së “SHE ERA” dhe OJQ-së “ACER”.