Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari GJini takon kryetarin e FBK-së Arben Fetahu

2020/05/22 - 1:19

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim Kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj Federate, Leart Hoxha.

Ata diskutuan për të ardhmen e basketbollit kosovar në përgjithësi dhe në veçanti për avancimin e basketbollit në Gjakovë, me ç’rast janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellë.