Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini takon kryetarin e OEK-ut Lulzim Rafuna

2023/01/17 - 4:03

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna.
Mes tjerash, në këtë takim është biseduar për gjendjen ekonomike dhe atë të bizneseve në komunën e Gjakovës dhe mundësitë e bashkëpunimit në trekëndëshin qeveri lokale, odë ekonomike dhe biznese lokale.
Gjatë takimit, kryetari Gjini ka theksuar se, përkundër problemeve të mëhershme me pandeminë Covid-19 dhe problemeve me inflacionin, lirisht mund të konstatohet se Gjakova e ka pasur një zhvillim të madh ekonomik në vitet e fundit. Kjo dëshmohet si në aspektin e punësimit pasi numri i të punësuarve po rritet në vazhdimësi si në aspektin e rritjes së të hyrave vetanake, të cilat në komunën e Gjakovës po rriten vit pas viti.