Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini takon përfaqësuesin e organizatës “Cultural Herritage Without Borders”

2023/01/16 - 3:41

Kryetari i Komunës Ardian Gjini bashkë me drejtorin për zhvillim ekonomik Ferdinand Kolaj dhe drejtoreshën për kulturë, rini dhe sport Adea Roka kanë pritur në takim përfaqësuesin e organizatës “Cultural Herritage Without Borders” Sokol Luta.
Luta ka informuar kryetarin Gjini dhe drejtorët për punën e bërë nga kjo organizatë për zbatimin e planit të veprimit për zhvillimin e rajonit ekonomik perëndim përmes trashëgimisë kulturore 2020-2023 i cili po zhvillohet me gjashtë komuna të rajonit ekonomik perëndim, ndër to Gjakovën dhe i cili projekt mbështetet nga CHwB Kosova. Ndër aktivitetet e parapara përmes këtij projekti është edhe “Krijimi i brendit rajonal me përfshirje të identitetit vizuel” i paraparë si një nga mënyrat për promovim të rajonit duke u bazuar në potencialet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor.
Kryetari Gjini është shprehur i lumtur që pjesë e këtij projekti është edhe Gjakova e cila ka potencial të lartë të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Bazuar në këtë fakt, ai tha se promovimi është gjithmonë i mirëseardhur dhe për këtë ai përgëzoi organizatën “Cultural Herritage Without Borders” për punën e bërë deri më sot. Gjithashtu, kryetari Gjini u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me kapacitetet në dispozicion nga Komuna e Gjakovës.