Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini takon shefen e BE-së për Kosovë Nataliya Apostolova

2019/11/07 - 10:29

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur sot shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar kryesisht për projektet e përbashkëta që komuna e Gjakovës ka me BE-në, siç janë projekti për Ngrohtoren e Re të qytetit, projekti për objektin e ri të komunës e të tjera.

Në këtë takim mes tjerash u tha se komuna e Gjakovës është komuna me përfitimet më të mëdha nga fondet e BE-së, mbështetje kjo që nga ambasadorja Apostolova u premtua që do të jetë edhe në të ardhmen.

Krahas takimit me kryetarin Gjini, ambasadorja Apostolova gjatë ditës ka vizituar edhe disa organizata joqeveritare, e të cilat gjithashtu gëzojnë mbështetje nga projekte të ndryshme të BE-së.