Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini uron për festën e Krishtlindjes

2021/12/29 - 2:11

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka marrë pjesë në meshën e Krishtlindjes, meshë kjo e cila është mbajtur në Kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit në Gjakovë.
Me këtë rast, Kryetari Gjini i ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë, me dëshirën që kjo festë të sjellë shëndet, paqe e dashuri për të gjithë shqiptarët në tërë botën.