Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini viziton institucionet vitale në natën e Vitit të Ri

2023/01/16 - 3:35

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i shoqëruar nga nënkryetari Flamur Fetahaj dhe disa nga drejtorët komunal, në minutat e parë të vitit 2023 i ka vizituar disa nga institucionet dhe shërbimet më vitale si policia, zjarrëfikësit si dhe urgjencën në QKMF dhe emërgjencën në Spitalin Regjional “Isa Grezda”.
Duke ju uruar atyre ndërrimin e viteve, kryetari Gjini i ka falenderuar të gjithë policët, mjekët, infermierët dhe zjarrfikësit për shërbimin e jashtëzakonshëm madje edhe në këto orë festive.
Nga ana tjetër me qëllim të urimit për ndërrimin e moteve, kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbënesha Kuqi sëbashku me drejtoreshën e Arsimit Eranda Kumnova – Baçi e kanë vizituar repartin e gjinekologjisë, ku kanë uruar për lindjen e fëmiut të parë në vitin 2023. Fëmiu i parë për kët vit në komunën tonë është një vajzë e shëndetshme e cila është quajtur Alea.