Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë

2020/03/04 - 1:37

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini sot ka qëndruar për vizitë në zyrat e Këshillit të bashkësisë Islame në Gjakovë, me ç ‘rast është pritur nga kryetari i sapo zgjedhur i këtij Këshilli Valon Myrta.
Përveç urimit për zgjedhjen në këtë post, kryetari Gjini dhe kryetari Myrta kanë biseduar edhe për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, konkretisht për realizimin e shumë projekteve të përbashkëta, e të cilat si emërues të përbashkët krijimin e një jete më të mirë për qytetarët e komunës së Gjakovës.