Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari Gjini viziton policin e plagosur në Mitrovicë

2019/05/28 - 2:32

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini vizitoi policin Hysen Ademi, i cili u plagos gjatë aksionit të sotëm të IPK-së në veri të Mitrovicës.

Ai u transferua pasditen e sotme nga spitali i Mitrovicës për në Spitalin Rajonal “Isa Grezda“ në Gjakovë ku po vazhdohet trajtimi i tij mjekësor.

Kryetari Gjini u shpreh i lumtur që gjendja shëndetësore e Hysenit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe shprehu gatishmërinë institucionale dhe njerëzore për çdo ndihmë të nevojshme.