Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari i Komunës Ardian Gjini ka pritur në Gjakovë homologun e tij nga komuna gjermane e Göppingen-it Alexander Maier

2022/10/24 - 8:26

Kryetari i Komunës Ardian Gjini, ka pritur në Gjakovë homologun e tij nga komuna gjermane e Göppingen-it, Alexander Maier i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij. “Kjo vizitë vjen pas asaj që delegacioni ynë e pati bërë muaj më parë në Gjermani, me ç’rast edhe nisëm lëvizjet e para për ngritjen e bashkëpunimeve në mes të dy qyteteve tona. Po fillojmë me njohje nga afër të mundësive dhe kapaciteteve tona, por që të dy jemi të bindur se Gjakova dhe Göppingen-i kanë shumë të përbashkëta dhe shumë mundësi bashkëpunimi, sidomos në fushën e industrisë dhe prodhimtarisë, pa anashkaluar edhe bashkëpunimin në arsim, kulturë e sport. Fat i mirë për të dy qytetet tona, është fakti që në qytetin e Göppingen-it jetojnë dhe janë integruar shumë bashkëatdhetarë tanë, të cilët nën drejtimin e shoqatës “Nënë Tereza” që udhëhiqet nga Jahja Gashi, kanë arritur ta krijojnë lidhjen më të mirë të mundshme në mes të popujve tanë, duke e bërë pothuajse të pashmangshëm edhe bashkëpunimin ndërinstitucional” është shprehur Kryetari Gjini.