Republika e Kosoves

Gjakovë

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini pret ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu

2020/12/22 - 3:57

Kryetari i Komunës, Ardian Gjini, ka pritur në takim përshëndetës Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Kryetari Gjini u shpreh se Ambasadori Braathu është një mik i yni i jashtëzakonshëm i cili për 10 vite rresht punoi me përkushtim për Kosovën. “E falënderoj për gjithçka që ka bërë për Kosovën, Gjakovën, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Për mua është kënaqësi e veçantë sa herë e takoj. I uroj shumë suksese në jetë dhe në karrierë” tha ndër të tjera ai.
Në anën tjetër, Ambasadori Braathu, tha se në Kosovë ka punuar me gjithë zemër dhe se do të vazhdojë të punojë në të mirën e qytetarëve të saj edhe më tutje, pa marrë parasysh se ku do të ndodhet. “Me Kryetarin Gjini e kemi një miqësi të veçantë që 20 vite. Ndërkohë, kishim fatin që edhe të punojmë bashkë. Faleminderit për pritjen dhe miqësinë tuaj. Ju uroj shumë suksese në të ardhmen” u shpreh ai.