Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahen zgjedhjet e Kryetarëve të Këshillave Lokal në disa fshatra të rajonit të Rekës së Keqe

2022/10/24 - 8:44

Janë mbajtur zgjedhjet e Kryetarëve të Këshillave Lokal në disa fshatra të rajonit të Rekës së Keqe.
Në fshatin Babaj të Bokës me vota të hapura, Kryetar u zgjodh Ramë Tali. Ndërsa, banorët e Ramocit vendosën t’ia besojnë këtë pozitë Brahim Brahimajt. E në Brekoc, me një pjesëmarrje masive, Kryetar i Këshillit Lokal u zgjodh Anton Nikollbibaj.
Zgjedhjet ishin planifikuar të mbahen edhe në fshatin Sheremet por nuk u realizuan në mungesë të kuorumit.