Mbahet ceremonia përmbyllëse e “Garës për Gjakovë të Pastër”
2022/06/16 - 9:02
“Gara për Gjakovë të Pastër” për të tretin vit me radhë ka ndarë mirënjohje e shpërblime për të gjithë ata që kontribuan në forma të ndryshme, në pastrimin dhe mbrojtjen e ambientit dhe veçanërisht në ripërdorimin e materialeve.
Triumfues të Garës për Gjakovë të Pastër, të cilët u shpërblyen me pako me mjete didaktike, janë shkollat:
-SHFMU “Dëshmorët e Kombit”
-SHFMU “Kelmend Rizvanolli”
-SHFMU “Fehmi Agani”
-SHF “Mustafa Bakija”
-SHFMU “Yll Morina”
-SHFMU “Anton Çetta”-Dol
-SHFMU “Fan Noli”-Dujakë
Për kontributin në pastrim dhe mirëmbajtje të hapësirave të gjelbra, u shpërblyen:
-Fshati Shqiponjë
-Fshati Skivjan
-Bashkësia IV Lokale
Mirënjohje u ndanë edhe për të gjitha institucionet dhe akterët mbështetës të kësaj fushate vetëdijësuese për ruajtjen ambientit, e cila do të vazhdojë traditën e saj edhe në vitet e ardhshme.