Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet debati i dytë me qytetarë

2022/12/23 - 2:27

Është mbajtur debati i dytë publik me qytetarët e komunës së Gjakovës.
Kryetari i komunës Ardian Gjini, kryesuesja e kuvendit Arbënesha Kuqi dhe drejtorët komunal kanë bashkëbiseduar me qytetarët për të gjitha temat që këta të fundit kanë shfaqur interesin.
Në fjalën e tij kryetari Gjini ka folur per gjendjen aktuale të realizimit të shumë projekteve por edhe për planifikimet për vitin e ardhshëm.
Në interesimin e qytetarëve për vonesat e shumta në realizimin e disa projekteve, kryetari Gjini ka spjeguar se kjo kryesisht ka ndodhur për shkak të vonesave të buxhetit nga niveli qëndror por edhe për shkak të ngritjes së çmimeve dhe bllokimit ekonomik të shumë kompanive të kontraktuara. Megjithatë, sipas kryetarit Gjini kjo situatë tashmë është tejkaluar dhe ditëve në vazhdim pritet më shumë efikasitet në kryerjen e punimeve.
Kryetari Gjini gjithashtu ka njoftuar se viti i ardhshëm pritet të ketë edhe më shumë investime për faktin se vetëm buxheti fillestar i komunës për investime pritet të jetë rreth 11.7 milion Euro ndërsa bashkë edhe me shtesa ky buxhet pritet ta tejkalojë shumën prej 16 milion Euro, që i bije të jetë buxheti më i madh për investime i palnifikuar ndonjëherë në komunën e Gjakovës.