Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet debati publik mbi draft raportin e vlerësimit strategjik mjedisor (VSM)

2021/01/15 - 2:38

Komuna e Gjakovës, përkatësisht drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit ka organizuar sot debatin publik mbi draft raportin e vlerësimit strategjik mjedisor (VSM) të draft planit zhvillimor komunal. Debati kishte për qellim të shpalos rekomandimet që ngërthejnë çështjet përbrenda raportit e vlerësimit strategjik mjedisor. Debati ofroi mundësinë për të shprehur mendime, vërejtje dhe sugjerime mbi këtë dokument nga banorët, përfshirë organizatat e shoqërisë civile, media dhe grupe të tjera të interesit.