Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet dëgjimi publik për autostradën e Dukagjinit

2019/01/15 - 2:51

Sot në Gjakovë është mbajtur debati publik për shqyrtimin e variantit më të mirë të autostradës së Dukagjinit ( Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren) me gjatësi 91-95 km. Sa i përket segmentit të Gjakovës do të ketë tri hyrje: në Skivjan, Qerim dhe Rezinë.
Në këtë debat morën pjesë kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini dhe Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj.
Kryetari Gjini tha se ky projekt është ndër projektet më të mëdha për komunën e Gjakovës dhe se është tejet i lumtur për realizimin e këtij projekti, gjithashtu shprehu falënderime ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit Lekaj.
Nga ana tjetër ministri Lekaj tha se projekti i Autostradës së Dukagjinit është projekti më gjigand dhe më atraktiv që po realizohet nga qeverija Haradinaj. Ai gjithashtu i siguroj qytetarët se projekti i autostradës së Dukagjinit do të realizohet sipas kritereve dhe standardeve të Europës.
Pas prezentimit të projektit nga kompania projektuese, qytetarët dhanë komentet e tyre lidhur me këtë projekt madhor.