Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet Gara Tradicionale e Kërcimeve nga Ura e Fshajtë

2022/07/29 - 8:13

Eshtë mbajtur edhe një edicion i suksesshëm i Garës Tradicionale të Kërcimeve nga Ura e Fshajtë, edicionit të 71-të me radhë .
Edhe kësaj here, kja ngjarja e madhe sportive është mbështetur nga Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe sponzorë të ndryshëm.
Për pjesëmarrësit dhe fituesit e garës, në bazë të vlerësimeve nga ana e jurisë, u shpërndanë kupa, medalje dhe mirënjohje.
Këtë garë e ka ndjekur nga afër edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Adea Roka me bashkëpunëtorë. Ajo i’u ka uruar suksese më tutje të gjithë garuesve. “Garat e Kërcimeve nga Ura e Fshajtë janë shndërruar në një traditë për ne ku përmes saj kujtojmë kampionët ndër vite por edhe shpallim ata të rinjtë” u shpreh ndër të tjera ajo.