Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet Koncerti Festiv i fundvitit

2019/01/03 - 10:15

Me disa prej veprave më të mira të muzikës klasike si dhe të muzikës së filmave botëror, Ansambli i Qytetit të Gjakovës sonte ka mbajtur koncertin festiv me rastin e festave te fundvitit.
Me interpretim brilant të anëtarëve të këtij ansambli, koncerti është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e shumtë.
Në mesin e shumë adhuruesve të muzikës, koncertin festiv e ka përciellur edhe kryetari i komunës se Gjakovës Ardian Gjini me bashkëpunëtorët e tij i cili në fund ka komplimentuar anëtarët e ansamblit për performancen e shkëlqyer.