Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet Konsultim Publik lidhur me “Draft Rregulloren e Punës të Kuvendit të Komunës së Gjakovës”

2022/06/27 - 6:29

Nën udhëheqjen e kryesueses së Kuvendit të Komunës, Arbënesha Kuqi, është mbajtur Konsultimi Publik lidhur me “Draft Rregulloren e Punës të Kuvendit të Komunës së Gjakovës”.
Përkundër njoftimit, në këtë takim të pranishëm nuk ishin as Komisioni i Zgjedhur për Plotësim-Ndryshimin e kësaj Rregulloreje por as qytetarët e komunës.
Ndërkaq, në një situatë si kjo Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arbënesha Kuqi shprehu indinjatën e saj për këtë mospjesëmarrje në një takim i cili i’u mundëson qytetarëve dhe komisionit për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes. Ajo tha se shpreson që situata të tilla të mos na përsëriten pasiqë është në interes të qytetarëve që të japin sygjerimet dhe kritikat e tyre gjatë hartimit të dokumenteve të komunës.
Megjithatë, Rregullorja në fjalë me plotësim-ndryshimet do të kalojë për diskutim në mbledhjen e radhës të Komitetit për Politikë dhe Financa e më pas edhe në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.