Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e 11-të e Kuvendit Komunal të Gjakovës

2018/12/04 - 2:28

Nën kryesimin e kryesuesit Anton Shala, është mbajtur sot mbledhja e 11-të me radhë e Kuvendit Komunal të Gjakovës.
Fillimisht, me propozim të kryetarit të komunës së Gjakovës Ardian Gjini, është shqyrtuar Ndryshimi i Vendimit të Kuvendit të Komunës nr. 01-011-78935/2015 i datës 27.10.2015 i cili kishte të bënte me Shpalljen e Interesit Publik të Monumentit Kulturor dhe Historik “Kulla e Sulejman Vokshit”. Derisa gjatë mbledhjes së Asamblesë Komunale është theksuar se vendimi ka kaluar, mirëpo pas sygjerimit, sekretaria e Kuvendit ka verifikuar nga video-incizimet e mbledhjes, se votimi ka qenë kështu:
16 -kundër, 15 Pro, 1 Abstenim, kështu që u vërtetua që kjo pikë e rendit të ditës nuk kalon.
Kryetari i Komunës, Ardian Gjini ka theksuar që me ndryshimin e këtij vendimi, një pjesë e parcelës rreth Kullës së Sulejman Vokshit largohet nga procesi i Shpronësimit, pasi sipas kryetarit Gjini, me këtë vendim kursehet mbi 2 milion euro nga buxheti komunal dhe në të njëjtën kohë edhe nuk rrezikohet ekzistenca e Kullës së Sulejman Vokshit. Sipas kryetarit Gjini, Kulla e Sulejman Vokshit do të vazhdojë të trajtohet si Monument Kulturor e Historik dhe në të do të ketë investime të vazhdueshme në kthimin e saj si një objekt i rëndësisë së veçantë dhe atraktiv për turistët dhe vizitorët.
Në këtë takim të Kuvendit Komunal janë dhënë edhe disa raporte pune apo raporte të auditimit të brendshëm, siç ishin: Raporti i Punës i drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, raportet e auditimit për ndërmarrjet “Ngrohtjra e Qytetit”, “Çabrati” dhe Stacioni i Autobusëve”, si dhe u miratua Plani i Punës i Kuvendit Komunal për vitin 2019.