Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e 5-të e Komitetit për Politikë dhe Financa

2022/06/16 - 8:52

Nën drejtimin e Kryesueses së Kuvendit të Komunës, Arbënesha Kuqi, sot është mbajtur mbledhja e pestë me radhë e Komitetit për Politikë dhe Financa e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Përmes diskutimeve, duke përfshirë ankesa dhe rekomandime nga anëtarët e këtij Komiteti, kanë kaluar për diskutim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës këto pika të rendit të ditës
✅ Shqyrtimi i procesbverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 19 Prill 2022;
✅ Shqyrtimi dhe miratimi i kornizës afatmesme të shpenzimeve për vitin 2023-2025;
✅ Shqyrtimi i draft rregullores për taksa komunale
✅ Raporti për mirëmbajtjen verore të rrugëve.
Poashtu me propozim nga anëtarët e KPF-së, për diskutim të mëtutjeshëm në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, janë shtuar edhe këto pika të rendit të ditës
✅ Informatë për situatën në Qendrën Transfer në lagjen “Ali Ibra” dhe
✅ Mirëmbajtja e varrezave në komunën e Gjakovës në përgjithësi.