Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e 6-të e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2022

2022/07/22 - 6:19

Eshtë mbajtur mbledhja e 6-të e Komitetit për Politikë dhe Financa për këtë vit, ku u diskutua dhe u dhanë rekomandime lidhur me pikat e rendit të ditës, të cilat edhe u votuan në tërësi për t’u diskutuar në mbledhjen e ardhshme të asamblesë.
Si fillim u shqyrtua dhe u miratua procesverbali nga mbledhja e mbajtur me datë 15.06.2022.
Me pas, Drejtoresha e DKRS-së Adea Roka, prezantoi Planin e Veprimit Rinor Lokal 2023-2025, i cili plan pas disa rekomandimeve të dhëna nga anëtarët u votua unanimisht për diskutim të mëtejmë në Kuvend.
Drejtoresha Roka po ashtu prezantoi edhe
propozim vendimin e Kryetarit Gjini, për mbështetjen financiare te KF Vëllaznimi me vlerë prej 35 mijë eurosh. Ky propozim u votua me kusht që anëtaret të pajisen me materialin e shpenzimeve të mbështetjes financiare që i është bërë këtij klubi vitin e kaluar .
Gjatë mbledhjes u bë edhe shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2021- detajet e te cilit raport, u dhanë nga Drejtori për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj. ✅
Drejtori Halilaj dha edhe Informatën e dytë financiare janar- qershor 2022.  Po ashtu ai dha detaje lidhur me Projekt Rregulloren për taksat komunale.
Ne fund të mbledhjes u diskutua dhe u dhanë rekomandime lidhur me Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Tek te ndryshmet u propozua të formohet komisioni për emërtimin e rrugëve.