Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e 8-të e Komitetit për Komunitete

2018/11/22 - 9:09

U mbajt mbledhja e tetë me radhë e Komitetit Komunal për Komunitete. Nga zyra komunale për Komunitete dhe Kthim u raportua për angazhimin e përditshëm dhe për gjendjen e të zhvendosurve të rikthyer, ndërsa u diskutua edhe për gjendjen aktuale në sistemin arsimor, me theks të veçantë gjendjen e nxënësve nga komunitetet jo – shumicë.