Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e 9-te e Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/11/22 - 9:10

U mbajt mbledhja e 9-të e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Gjakovës, me ç‘rast anëtarët e KPF-së diskutuan një sërë pikash të rendit të ditës.
Ajo që spikati në këtë takim ishte shqyrtimi i Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2019, plan i cili pas diskutimit në KPF, kaloi për diskutim edhe në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.
Para anëtarëve të KPF-së u paraqiten edhe një sërë raportesh, përfshirë këtu raportin e punës së drejtorisë për Bujqësi për vitin 2018 si dhe raportet e punës dhe ata të auditorëve për ndërmarrjet “Ngrohtorja e Qytetit” dhe “Stacioni i Autobusëve”.