Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e 9-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gjakovës

2022/10/27 - 8:19

Është mbajtur mbledhja e nëntë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gjakovës ku u prezantuan, u diskutuan dhe u miratuan gjithsej pesëmbëdhjetë pikë të rendit të ditës.
•Mbledhja u hap me pyetje për ekzekutivin nga anëtarët e Kuvendit.
•Në pikën e dytë u dha Propozim Vendimi për Ndryshimin e vendimit 01.nr.011-49415 i datës 25.11.2016.
•Më pas u bë Shqyrtimi dhe miratimi i Marrëveshjes së Binjakëzimit Gjakovë – Shkodër.
•Në pikën e katërt të rendit të ditës, u shqyrtua Propozim – Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale
me numër të njësive kadastrale 4501-38 dhe 4501-38-30-0 Z.K- Gjakovë.
•Mbledhja e Kuvendit vazhdoi me Propozim vendimin për shfuqizimin e vendimit nr. 01-011-78400 për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme komunale ” Tregu në Orize”.
•Më pas u Miratua edhe Buxheti Suplementar për vitin aktual 2022, i cili u prezentua nga Drejtori për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj.
•Ai poashtu dha detaje lidhur me Shqyrtimin e informatës së tretë periodike financiare Janar – Shator 2022.
•Poashtu, u bë Shqyrtimi i informatës mbi implementimin e Planit për Investime Publike Janar – Shtator.
•Gjatë mbledhjes u bë edhe Shqyrtimi i informatave mbi implementimin e Planit Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave 2021-2025, informata të cilat u dhanë nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Shkumbin Kastrati.
•U shqyrtua gjithashtu raporti vjetor Financiar i Ndërmarrjes K.R.M “Cabrati” për vitin fiskal 2021.
•Pikë e dymbëdhjetë e rendit të kësaj mbledhje ishte Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Ndërmarrjes Publike Lokale NP -“Ngrohtorja e Qytetit”për vitin fiskal 2021.
•Mbledhja vazhdoi me Shqyrtimin e raportit vjetor financiar i N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A për vitin fiskal 2021, raport i cili u prezentua para asambleisteve nga Kryesuesi i komisionit Komunal të aksionarëve të kësaj ndërrmarrje, njëherit Nënkryetar i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj.
•Gjatë mbledhjes u votua unanimisht edhe Rishikimi i Vendimit 01 mr.011/01-21906 i datës 28.09.2022, për caktimin e Lokacionit për ndërtimin e Qendrës Ditore për Pensionistë në Komunën e Gjakovës.
•Shumica e Këshilltarëve komunal votuan pro edhe për Rishikimin e Rregullores 01 nr.110/04-21913 e datës 28.09.2022 për Taksa komunale.
•Ndësa pika përmbyllëse e kësaj mbledhje ishte Rishikimi i vendimit 01nr011/01-21911 i datës 30.09.2022 për mbështetje Financiare të Shoqatës Handikos, sipas rekomandimit te Ministrisë së Shëndetësisë.