Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e katërt për vitin 2021 e Komitetit për Komunitete

2021/05/28 - 3:44

Është mbajtur sot mbledhja e katërt për vitin 2021 e Komitetit për Komunitete në komunën e Gjakovës.

Sipas rendit të ditës, në këtë takim janë dhënë informata të ndryshme në lidhje më zhvillimet sa u përket komuniteteve jo shumicë. Me këtë rast, informata janë dhënë nga përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale lidhur me shfrytëzuesit e skemave sociale nga rradhë e komuniteteve, pastaj nga përfaqësuesit e drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, lidhur me aktivitetet e kësaj drejtorie e në të cilat janë të përfshirë edhe pjestarët e komuniteteve si dhe nga përfaësuesit e drejtorisë së Shërbimeve Publike, lidhur me projektet kapitale në lagjet ku jetojn qytetarët e komuniteteve.