Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës

2021/09/29 - 1:49

Është mbajtur sot mbledhja e tetë për vitin 2021 dhe e fundit për këtë legjislacion e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Në këtë takim, pos pikave të zakonshme, përfshirë këtu edhe pyetjet për ekzekutivin, është shqyrtuar dhe ka kaluar edhe Propozim Plani për shpërndarjen e të hyrave vetanake me buxhetin suplementar. Kjo është hera e parë që në komunën e Gjakovës arrihet që të ketë planifikim të buxhertit suplemetar.
Gjithashtu ësht miratuar edhe caktimi i normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme në komunën e Gjakovës për vitin 2022.
Pikë e fundit e këtij takimi dhe ajo që ka marrë vëmendjen më të madhe të anëtarëve të Kuvendit Komunal ka qenë miratimi i Buxhetit komunal për vitin 2022. Pas një diskutimi të gjërë, projekt buxheti komunal për vitin 2022 nuk është miratuar, pasi gjatë votimit, 18 anëtarë të Kuvendit kanë votuar kundër 15 kanë votuar pro dhe një ka abstenuar.