Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës

2021/06/01 - 12:38

Është mbajtur mbledhja e pestë për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Bazuar në rendin e ditës të propozuar nga Kryesuesi Anton Shala, takimi ka nisur me pyetjet e kuvendarëve për Kryetarin Ardian Gjini dhe ekzekutivin komunal, për të vazhduar më tej me miratimin e Draft – Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme komunale.
Takimi ka vazhduar me pikën që edhe e ka marrë pjesën më të madhe të debatit, Informatën e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mbi punën dhe angazhimin e Qendrës Kryesore të mjekësisë Familjare në Gjakovës.
Në këtë takim gjithashtu janë miratuar edhe dy pika të tjera të rendit të ditës, Shqyrtimi i rekomandimeve të MAPL-së për vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Ditore për Pensionistë si dhe është bërë plotësimi i komisionit për ri – emërtimin e rrugëve në komunën e Gjakovës.