Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e radhës e KKSB-së

2018/11/22 - 1:56

Është mbajtur sot takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në të cilën janë shqyrtuar dhe janë diskutuar një sërë pikash të rendit të ditësh, që kishin të bënin me rendin, qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve të komunës së Gjakovës.

Fillimisht nga komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, major Kristë Gjokaj është dhënë raporti për gjendjen e sigurisë në komunën e Gjakovës. Sipas referimit të majorit Gjokaj, gjendja e sigurisë në komunën e Gjakovës është tejet e mirë, kjo falë vetëdijes së lartë të qytetarëve si dhe efikasitetit të strukturave të Policisë së Kosovës.

Në këtë takim është raportuar gjithashtu edhe për implementimin e projektit për vetëdijesimin e prindërve për zbulimin dhe parandalimin e hershëm të substancave narkotike tek të rinjtë. Sipas udhëheqëses së këtij projekti znj. Eranda Kumnova – Baçi, ky projekt ka pasur një shtrirje të mirë e po ashtu mendohet se edhe ndikimi i kësaj fushate ka qenë mjaft pozitiv.

Anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi gjithashtu e kanë formuar grupin punues për miratimin e planit të punës së këtij organi për vitin 2019, ndërsa kanë diskutuar edhe për tema dhe problematika tjera, siç janë gjendja e ambientit dhe mbeturinat, qentë endacak e të tjera.