Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Politikë e Financa

2018/10/18 - 1:17

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e shtatë për këtë vit.

Pas propozimit të pikave të rendit të ditës nga kryesuesi Anton Shala dhe të miratuara nga anëtarët e këtij komiteti, më pas të njëjtat janë shqyrtuar dhe miratuar përdiskutim në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal.

Durim Halilaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa ka dhënë informatën për periudhën

financiare janar-shtator 2018. Sipas të dhënave të prezantuara, buxheti i aprovuar në Kuvendin

Komunal për vitin 2018 ka qenë në vlerë prej 23.266.602,53 euro, por i cili është ndryshuar nga

ai fillestar duka arritur në shumë prej 25.147.684,39 euro. Në periudhën nëntëmujore të

prezantuar, është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe janë alokuar mjete në vlerë prej

20.225.624,51 euro, ndërkohë që janë shpenzuar mjete në shumë prej 15.320.577,08 euro, apo 75

për qind e buxhetit të alokuar. Sipas të dhënave të drejtorit Durim Halilaj, duhet cekur nivelin

shumë të lartë të të hyrave vetanake për këtë periudhë kohore ku është arritur të grumbullohen

mjete në shumë prej 2.743.498,22 euro, shumë kjo që përbën 114,36 për qind të planifikimit

periodik, e cila është dukshëm më e lartë krahasuar me vitin paraprak kur ishin grumbulluar

mjete në shumë prej 2,370,382.44 euro.

Nga anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa është bërë edhe shqyrtimi i Draft-Rregullores

për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2019, ndërkohë që nga Ferdinand Kola, drejtor i

Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik është dhënë raporti për ndarjen e granteve për bizneset

e komunës së Gjakovës për vitin 2018, ku bëhet e ditur se pas shpalljes së thirrjes për aplikim për

grante për bizneset lokale për vitin 2018, ku ishte përcaktuar shuma e përgjithshme për ndarje në

shumë prej 80 mijë euro, përfituesit kanë arritur të përfitojnë nga dy deri në pesë mijë euro. Pos

Komunës, përfituesit kanë financuar me të paktën njëzet për qind të vlerës së fituar të grantit dhe

se me këto grante është bërë blerja e pajisjeve dhe mjeteve të punës.