Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa

2019/03/20 - 2:33

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, i ftuar nga kryesuesi Anton Shala, ka mbajtur mbledhjen e tretë për këtë vit, ku fillimisht është miratuar për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës informata e kryetarit të Komunës për planin e punës së ekzekutivit për vitin 2019.
Durim Halilaj, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, ka dhënë informatën vjetore financiare për vitin fiskal 2018, duke bërë të ditur se buxheti fillestar ka qenë në shumë prej 23,266,602.53 euro, ndërkohë që ky buxhet ka bërë ndryshime në vlerë prej 2.625.373,80 euro dhe ka arritur në shumë prej 25,891,976.33 euro. Nga ky buxhet, të hyrat vetanake në vitin 2018 kanë arritur në shumën prej 3.721.614,9 euro që përbën 122.78 për qind të shumës së planifikuar, e cila ka qenë në vlerë prej 3.141.143,00 euro. Ndërkaq, për shpenzimet buxhetore për vitin 2018 për paga dhe mëditje kanë qenë mjete të pranuara në vlerë prej 13.309.538,52 euro ndërkohë që janë shpenzuar 13.252.490,92 euro, për mallra dhe shërbime janë pranuar mjete në vlerë prej 2.441.942,68 euro ndërkohë që janë shpenzuar 2.234.274,89 euro, për shpenzime komunale janë pranuar mjete në vlerë prej 578.736,20 euro ndërkohë që janë shpenzuar 549.083,33 euro, për subvencione janë pranuar mjete në vlerë prej 504.155, 24 euro ndërkohë që janë shpenzuar 459.572,71 euro, si dhe për shpenzime kapitale janë pranuar mjete në vlerë prej 8.173.027,50 euro ndërkohë që janë shpenzuar 6.613.965,16 euro. Drejtori Durim Halilaj ka sqaruar se tek alokimet e vitit 2018 nuk është paraqitur vlera prej 580.471,90 euro, mjete këto të grumbulluara më shumë nga të hyrat e planifikuara buxhetore, sepse këto të hyra alokohen pasi të nxirret vendimi nga kuvendi dhe pastaj bëhet shpërndarje sipas kodeve ekonomike.
Nga drejtori Durim Halilaj para anëtarëve të KPF-së është paraqitur edhe kërkesa për bartjen e të hyrave vetanake të pashpenzuara nga viti fiskal 2018 në buxhetin e vitit 2019, në vlerë prej 1,833,476.56 euro, prej të cilave 1,253,001.66 euro janë të hyra të pashpenzuara të bartura nga vitet paraprake, ndërkaq pjesa tjetër e mbetur prej 580,474.90 euro janë të hyra vetanake të tejkaluara nga planifikimi i vitit paraprak. Vlera e paraparë për bartje nga viti paraprak në vitin aktual shpërndahet sipas këtyre kategorive ekonomike, si paga dhe mëditje 24,600.00 euro, mallra dhe shërbime 143,110.57 euro, shpenzime komunale 25,826.06 euro, subvencione 42,000.00 euro dhe shpenzime kapitale 1,597,939.93 euro.
Pos këtyre pikave janë miratuar edhe për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për fillimin e procedurave për hartimin e hartave zonale komunale me programin e punës për hartimin dhe menaxhimin e së njëjtës, e cila është prezantuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe e Mbrojtjes së Mjedisit, si dhe raporti vjetor i punës së Zyrës së Personelit për vitin 2018, i prezantuar nga Kushtrim Brahimaj, udhëheqës i Zyrës.