Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e rradhës e Komitetit për Komunitete

2020/06/30 - 10:24

Në mbledhjen e katërt të Komitetit për Komunitete të Kuvendit të Komunës, nga Ferdinand Kolaj, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë, është bërë e ditur se që nga shpallja e pandemisë Covid -19, e deri më sot në komunën e Gjakovës rezultojnë rreth pesëdhjetë persona të infektuar. Aktualisht , pas zbutjes së masave, respektivisht pas heqjes së masave restriktive, aktivë janë mbi tridhjetë raste. Ndërkohë, vetëm një person gjatë muajit prill, ka përfunduar me fatalitet-vdekje. Pos masave të ndërmarra, nga z. Kolaj është dhënë edhe informata se deri më tani me ndihma në pako janë ndihmuar mbi 2400 familje.
Nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim është dhënë informata mbi fillimin e fushatës për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë, ku pos fëmijëve të komunitetit RAE, janë të përfshirë edhe fëmijët tjerë të riatdhesuar.