Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e rradhës e KPF-së

2021/02/18 - 12:47

Është mbajtur sot mbledhja e dytë për vitin 2021 e Komitetit për Politikë dhe Financa në të cilën janë shqyrtuar dhe kanë kaluar për diskutim disa pika të rendit të ditës të propozuara nga kryesuesi Anton Shala.
Fillimisht është diskutuar për draft Rregulloren Komunale për kutitë e ankesave në institucionet e arsimit para universitar për të vazhduar më tej me raportin e punës së Ndërmarrjes Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve” dhe raportin e punës së Ndërmarrjes Publike Komunale KRM “Çabrati”.