Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e rradhës e KPF-së

2020/07/16 - 9:28

Është mbajtur sot mbledhja e rradhës e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Me propozim të kryesuesit Anton Shala, KPF-ja ka diskutuar dhe kaluar për shqyrtim të mëtejm në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, Informatën Financiare të komunës së Gjakovës për periudhën Janar-Qershor 2020 si dhe kërkesen për miratimin e Taksës Administrative për kategorine e I-rë dhe të II-të për leje ndërtimi dhe Tarifës Rregulative për rritjen e Densitetit të Infrastrukturës.
Me kërkesë të disa prej anëtarëve të KPF-së ky organ ka vendosur që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të diskutohet edhe për gjendjen dhe punën që aktualisht po bëhet në qendren transfer të mbeturinave në lagjen “Ali Ibra”.