Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet mbledhja e shtatë e KPF-së

2021/09/16 - 11:29

Është mbajtur sot mbledhja e shtatë për vitin 2021 e Komitetit për Politikë e Financa, e cila si pikë të vetme të rendit të ditës e kishte diskutimin e Buxhetit Komunal për vitin 2022.

Para përfaqësuesve të KPF-së, prezantimin e buxhetit e ka bërë drejtori i drejtorisë për Buxhet dhe Financa Durim Halilaj, i cili në pika hollësishme ka prezantuar buxhetin e përgjithshëm, të hyrat, shpenzimet dhe investimet kapitale.

Sipas Halilaj, buxheti total për vitin 2022 është 28 milion euro, prej të cilave rreth 4 milion janë nga të hyrat vetanake, shumë kjo më e madhja e arritur ndonjëherë në komunën e Gjakovës. Në vazhdimësi të kësaj, nga buxheti total, afër 9 milion Euro janë të planifikuara si Investime Kapitale dhe mbi 600 mijë euro janë planifikuar si subvencione në sfera të ndryshme. Sipas drejtorit Halilaj, përpos rritjes së të hyrave, në buxhetin e vitit 2022 ka pasur ngritje edhe të Investimeve Kapitale dhe Subvencionimeve.

Pas diskutimit të këtij projekt buxhetin nga anëtarët e KPF-së, i njëjti dokument ka kaluar për diskutim edhe në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.