Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet Mitingu i 57-të i Poezisë

2021/05/28 - 7:51

Ndonëse me pjesëmarrje të reduktuar të publikut, për shkak të situatës me pandemi, sonte, në një atmosferë tejet të ngrohtë është mbajtur edicioni i 57-të i Mitingut të Poezisë në Gjakovë.
Në orën e madhe letrare, si pjesa kryesore e këtij aktiviteti, janë deklamuar poezi nga poetë të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Polonia, Italia, Meksika e vende të ndryshme nga e tërë bota.
Në fund, organizatorët kanë shpërblyer me çmime disa nga poezitë e lexuara e gjithashtu kanë ndarë çmimet tashmë tradicionale të këtij aktiviteti që tashmë është futur në mesin e aktiviteteve më të rëndësishme kulturore mbarëshqiptare dhe më gjërë.