Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet Mitingu i Poezisë 2023

2023/11/29 - 10:08

Me mbështetje nga Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, është mbajtur “Mitingu i Poezisë 2023”, manifestim ky i cili organizohet nga klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”.
Gjatë manifestimit, u prezentuan vepra të ndryshme të letërsisë shqipe, shkrimtarë ndërkombëtarë si dhe u shpallën fituesit e çmimeve për libër më të mirë në prozë, poezi dhe fituesin e çmimit të poezisë më të mirë të lexuar gjatë kësaj mbrëmjeje.