Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet Panairi i Punës në Gjakovë

2022/06/30 - 6:36

Është mbajtur Panairi një ditor i Punës, aktivitet ky i cili është organizuar nga komuna e Gjakovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve përmes Agjencisë së Punësimit në Republikën e Kosovës dhe GIZ Kosova, në emër të Qeverisë Gjermane.
Ky panair, si qëllim kryesor pati lidhjen e punëdhënësve interesuar me punëkërkuesit potencial. Punëkërkuesve iu është ofruar mundësia që të gjejnë punë brenda profilit të tyre dhe të zgjerojnë opsionet për punësim apo karrierë. Ndërsa punëdhënësve të rajonit iu është ofruar mundësia të njihen, intervistojnë dhe vlerësojnë punëkërkuesit, si dhe zgjerojnë rrjetin e tyre.
Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 45 kompani dhe institucione nga sektori privat dhe organizata të tjera të cilët janë shprehur t’i kenë në dispozicion 310 vende të lira pune apo punë praktike dhe 400 pune sezonale.
Gjatë ditës, panairi është vizituar edhe nga nënkryetari i komunës së Gjakovës Flamur Fetahaj, drejtori i drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj si dhe zyrtarë tjerë komunal