Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet punëtori për hartimin e planit të punës për ekipin e të drejtave të fëmijës

2023/03/13 - 1:55

UNICEF ka mbajtur punëtorinë për hartimin e planit të punës për Ekipin e të Drejtave të Fëmijës në komunën e Gjakovës.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe Kryetari i Komunës Ardian Gjini. Ai u shpreh optimist për rezultatet që do të sjellë ky plan i punës, duke u bazuar në angazhimin e UNICEF-it dhe ekipit për të drejtat e fëmijës. “Unë kam besim të plotë tek ju që do të realizoni një plan pune i cili do t’i shërbejë tërë komunitetit tonë. Komuna e Gjakovës e mbështet këtë projekt brenda të gjitha mundësive. Ju falënderoj për punën që bëni dhe ju uroj shumë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta” tha ndër të tjera Kryetari Gjini.
Përfaqësues të lartë të UNICEF-it e vlerësuan lartë gatishmërinë e Kryetarit Gjini për të qenë gjithmonë bashkëpunues në çdo projekt që ndikon drejtëpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të komunës së Gjakovës.