Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet sesion informues për dhëninen e granteve nga komuna e Gjakovës

2019/05/27 - 12:34

U mbajt sesion informues lidhur me Grantet në Biznes të cilat i ndan Komuna e Gjakovës, gjegjësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik.

Vlera totale e granteve është 80,000.00 . Vlera e financimit të një granti është nga 2,000.00 deri në 5,000.00€.

Të gjithë të interesuarit për informacione shtesë apo për asistencë në plotësimin e formularit për aplikim, do të mund të drejtohen pranë zyrës së Regjistrimit të Bizneseve në ndërtesën e ish Bankos-it.