Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet sesion informues për grantet e organizatës “Help”

2020/02/13 - 12:41

Është mbajtur sot sesioni informues për dhënien e granteve për biznese nga ana e Organizatës gjermane “Help” dhe komunës së Gjakovës.

Me pjesëmarrje të madhe të të interesuarve, drejtori komunal për Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj dhe përfaqësues të organizatës “Help” kanë prezantuar kriteret për të fituar grant, teksa kanë bërë të ditur se nga komuna e Gjakovës mund të dalin 30 deri në 35 përfitues të granteve.

Sipas tyre, shuma maksimale e grantit do të jenë deri në 2000 euro, shumë kjo e cila nuk do të ipet me para në dorë, por do të shndërrohet në pajisje apo makina të ndryshme prodhuese, varësisht prej kërkesës së aplikuesit.

Një sesion i tillë informuese do të mbahet edhe një herë në Gjakovë, konkretisht me datë 20 shkurt në orën 11, në sallën e Kuvendit Komunal, ndërsa afati i fundit për aplikim do të jetë data 20 mars 2020.

Aplikacioni dhe informacione tjera shtesë mund të gjinden edhe në faqen e organizatës “Help” www.help-kosovo.org.