Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet sesion informues për skemën e granteve

2018/04/26 - 11:26

Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria e Zhvillimit ekonomik, ka mbajtur sesion informues me përfaqësues të bizneseve lokale, të cilët i ka informuar rreth skemës së granteve për këtë vit.
Në takim me përfaqësuesit e bizneseve, është bërë e ditur forma e aplikimit dhe kriteret për aplikim.
Ndryshe, edhe në adresimet e më hershme zyrtarët përkatës komunal, e ndër ta edhe kryetari i komunës z. Ardian Gjini dhe drejtori i drejtorisë pë Zhvillim Ekonomik Ferdinand Kolaj janë zotuar se procesi i shpërndarjes së granteve do të jetë një proces ferr dhe korrekt dhe përfituesit do të jetë vetëm ato biznese që vërtetë kanë nevojë për ndihmë financiare nga komuna.