Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet takimi i 9-të për vitin 2020 e Komitetit Komunal për komunitete

2020/12/15 - 12:42

Është mbajtur sot takimi i 9-të për vitin 2020 e Komitetit Komunal për komunitete.

Sipas rendit të ditës të propozuar, në këtë takim është diskutuar për projektet e vitit 2020, e të cilat janë të dedikuara ose kanë të bëjnë me komunitetet jo shumicë si dhe respektimi i të drejtave të këtyre komuniteteve në aspektin investiv.

Në këtë takim është dhënë edhe një raport i rregullt nga Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim ndërsa gjithashtu është raportuar edhe për shpërndarjen e granteve dhe përfshirjen e bizneseve të komuniteteve jo – shumicë, pastaj për largimin e mbeturinave nga lagja Ali Ibra dhe masat anti – covid që komuna ka ndërmarrë në lagjet ku banojnë komunitetet jo – shumicë.