Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet takimi i parë i Komisionit përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve të Këshillave Lokal

2022/07/22 - 6:12

Është mbajtur takimi i parë i Komisionit përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve të Këshillave Lokal, komision ky që është emëruar së fundmi nga Kuvendi Komunal i Gjakovës.
Në këtë takim, të mbështetur nga misioni i OSBE-së, anëtarë e komisionit diskutuan për përgjegjësitë, përgatitjen e procesit zgjedhor dhe caktuan datat dhe limitet kohore për këtë aktivitet.
Sipas planifikimit, ky proces pritet të përfundojë më së largu në fillim të muajit dhjetor.