Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet takimi i radhës i KKSB-së

2019/11/27 - 9:54

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Gjakovës dhe zhvillimet e përgjithshme në këtë drejtim.
Fillimisht, nga ana e Komandantit të Stacionit Policor të Gjakovës major Kristë Gjokaj është dhënë raporti i gjendjes së sigurisë për periudhën janar – nëntor 2019, me ç ‘rast është njoftuar se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile pa ndonjë indikacion se mund të ketë përkeqësim eventual në të ardhmen.
Sipas majorit Gjokaj, vlen të përmendet se gjatë kësaj periudhe ka pasur rënie të dukshme të rasteve të iniciuara, me theks të veçantë të rasteve të rënda, siç janë vrasjet, tentim vrasjet, vjedhjet e rënda etj.
Në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen në trafik, me ç ‘rast nga përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të sektorit të Komunikacionit në drejtorinë e Shërbimeve Publike është konstatuar se po punohet mjaftueshëm që të ketë sa më pak problem në këtë sektor
Në lidhje me gjendjen në komunikacion ka folur edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili duke e kërkuar mirëkuptimin e pjesëmarrësve në komunikacion ka thënë se në pjesën më të madhe të vitit të ardhshëm, pritet të ketë ngecje në komunikacion, kjo për shkak të shumë investimeve që po bëhen në infrastrukturën rrugore në pjesë të ndryshme të komunës së Gjakovës.
Kryetari Gjini ka përmendur disa nga këto investime, siç bije fjalë vazhdimi i rrugës “Bujar Roka”, ri – rregullimi i të gjitha rrugëve në Çarshinë e vjetër, zgjerimi dhe kthimi në tri korsi i rrugës “Nënë Tereza” si dhe ndërtimi i shumë parkingjeve të reja në pjesë të ndryshme të qytetit.
Në këtë takim është diskutuar edhe për situatën me fëmijët lypsarë, me ç ‘rast është konstatuar se situate e tillë është nën kontrollë të plotë të organeve përkatëse, por megjithatë është duke u punuar në vazhdimësi që kjo gjendje të përmirësohet edhe më tej.