Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet takimi i radhës i Komitetit për Komunitete

2021/06/11 - 3:00

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e pestë me radhë për vitin 2021.
Në këtë takim, Armend Behluli udhëheqës i zyrës për Komunitete raportoi para anëtarëve lidhur me aktivitetet e zhvilluara në pjesën e parë të vitit nga ZKKK.
Në anën tjetër, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Saranda Hyseni Maloku tregoi për përfshirjen e komuniteteve jo shumicë në aktivitetet kulturore e sportive të kësaj drejtorie, duke theksuar që në DKRS mbështeten të gjitha projektet me vlerë artistike.
Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për projektet infrastrukturore në lagjet ku jetojnë komunitetet jo shumicë.
Drejtori për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj informoi pjesëmarrësit në mbledhje lidhur me ndarjen e buxhetit për vitin 2021, njëherit bëri thirrje për pjesëmarrje në dëgjimet buxhetore, në bazë të të cilët edhe përcaktohen prioritetet dhe realizimet buxhetore.