Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet takimi i radhës i Shtabit për menaxhimin e Covid-19

2020/12/16 - 12:00

Ditët e fundit, kemi rënie të rasteve pozitive me virus në komunën e Gjakovës! Në këto rrethana, në bazë të numrit të të infektuarve, shumë shpejtë do të kalojmë në zonën e verdhë.
Gjatë mbledhjes së Shtabit për Menaxhimin e COVID-19, është raportuar se në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” ka rënie të numrit të pacientëve dhe se janë të furnizuar me okisgjen. Poashtu, janë zvogëluar kërkesat për testime.
Megjithatë, Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe anëtarët e shtabit, theksuan se është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të respektojmë masat kundër COVID-19. Inspektimet nga ana e Policisë së Kosovës dhe Inspektorëve Komunalë do të jenë strike, sidomos në këtë kohë festash.