Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Gjakovë

Mbahet takimi i rradhës i Komitetit për komunitete

2020/10/30 - 2:10

Është mbajtur sot mbledhja e 7-të për vitin 2020 e Komitetit komunal për Komunitete në komunën e Gjakovës.
Në këtë takim përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë diskutuar për gjendjen e tërësishme të qytetarëve nga komunitetet jo – shumicë, me ç ‘rast një raport të detajuar e kanë paraqitur përfaqësuesit e Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim.
Anëtarët e Komitetit komunal për Komunitete kanë diskutuar edhe për gjendjen në fushën e arsimit, sa i përket nxënësve nga komunitetet jo – shumicë.