Mbahet takimi i rradhës i Komitetit për Komunitete
2023/03/17 - 2:16
Është mbajtur mbledhja e tretë e Komitetit për Komunitete në komunën e Gjakovës.
Sipas rendit të ditës, të miratuar nga anëtarët e këtij Komiteti, fillimisht është prezantuar Informata e drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural për mbështetjen me subvencione për fermerët nga komunitetet jo – shumicë.
Më tej, është prezantuar raporti i rregullt i Zyrës Komunale të Komuniteteve, për punët dhe angazhimet e tyre konkrete.
Përveç, anëtarëve të rregullt të Komitetit për komunitete, në këtë takim, si mysafir, kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Komitetit për Komunitete nga komuna e Klinës, një projekt ky që po synon ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ndër komunal në këtë sektor.